E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tre banesa në Durrës përfshihen nga flakët, vetëm dëme materiale

Tre banesa u përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin e Durrësit. Ngjarja u shënua në lagjen numër 5, te stacioni i autobusëve të plazhit.

Nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Mësohet se banesat janë të vjetra dhe të pabanueshme.

Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po mundohen që të shuajnë  flakët, ndërsa nuk dihet ende shkaku i zjarrit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë