E shtunë, 3 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Tre aksidente sot në aksin Pogradec-Qafë Thanë, 5 të plagosur, një nga pasagjeret në gjendje më të rëndë

3 aksidente dhe 5 të plagosur është bilanci i pasdites së sotme në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë

Aksidenti me i rëndë ka qenë ai në afërsi të fshatit Hundënisht, ku nga përplasja e dy mjeteve kanë ngelur të plagosur 3 persona, përfshi dy drejtuesit e mjeteve si dhe një pasagjere e cila ka qenë në një prej mjeteve të përfshira në aksident.

Reklamë

Të tre të plagosurit ndodhen në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve dhe burimet që vijnë nga ky spital thonë se gjendja e drejtuesve të mjeteve është jashtë rrezikut për jetën ndërsa pasagjerja në gjendje më të rëndë

Dy të tjerë janë plagosur në aksidentin në afërsi të fshatit Mëmëlisht ndërsa aksidenti i tretë më dëme materiale ka ndodhur në zbritje të Qafë Thanës.

Sipas policisë, të tre aksidentet kanë ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara dhe lagështisë në rrugë. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë