Subscribe

Një person humbi jetën, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur në dy aksidente që ndodhën këtë të diele.

 

Aksidenti më i rëndë u regjistrua në aksin Librazhd-Përrenjas në vendin e quajtur Ura Bushtricës, ku një 60 vjeçar humbi jetën.

 

Sipas policisë një motor i cili drejtohej nga një shqiptar nga Maqedonia, ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së lartë dhe është përplasur me bordurat anësore.

 

Viktima është Zuhdi Asani 60 vjeç, banues në Gostivar. Edhe pse u transportua menjëherë në Spitalin e Librazhdit, si pasojë e plagëve të marra 60 vjecari ndërroi jetë.

 

Më herët dy automjete janë përplasur në rrugën hyrëse të Gjirokastrës, paraditen e kësaj të diele.

 

Nga aksidenti që ndodhi në rrugën qe lidh qytetin me  Tepelenën, sipas policisë, nuk ka pasur viktima. Por si pasojë e goditjes se mjeteve është plagosur një prej drejtuesve të tyre, i cili është dërguar në spitalin rajonal “Omer Nishani”, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Një aksident automobilistik fatmirësisht pa viktima u regjistrua pasditen e së dielës edhe në kryeqytet. Sipas uniformave blu  një makinë ka kaluar trafikndarësen, duke përplasur edhe një mjet tjetër.

 

Mjeti tip “Benz” ka hipur mbi trafikndarësen në zonën e Don Boskos, teksa ka goditur “Benzin” që ndodhej pranë kryqëzimit. Policia ka shoqëruar shoferin për të hedhur dritë mbi shkaqet e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *