Subscribe

Rrugët e vendit vazhdojnë të përgjaken nga aksidentet rrugore. Një 30-vjeçar humbi jetën orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në aksin që lidh fierin me patosin.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “portëz”, ku një automjet tip benz u përplas me një kamion.

Nga goditja e fortë, mori dëmtime të shumta drejtuesi i veturës, i cili humbi jetën në vend.

Hetuesit kanë shoqëruar shoferin e kamionit, ndërsa shkak për aksidentin dyshohet se u bë shpejtësia e lartë.

Ndërkohë në rrugën e Kombit, në afërsi të Fangut u shënua një tjetër aksident me plagosjen e dy personave. Shkak u bë një parakalim i gabuar.

Edhe në Tiranë, katër automjete u përplasën në zonën e Don Boskos. Nga aksidenti u shënuan vetëm dëme material ndërsa nuk pati të lënduar.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme në afërsi të Vlorës humbi jetën një shofere 22-vjeçare e u plagos rëndë shoqja e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *