Tre adoleshentë mes tyre një shqiptar kanë humbur jetën këtë të hënë në Greqi, si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në në aksin Kyparissia-Filiatra.

 

Mediat greke shkruajnë se viktima shqiptare është identifikuar si Enriko Buzani, i cili ka ndërruar jetën në spital për shkak të plagëve të marra nga aksidenti, sëbashku me dy shokët e tij, një grek dhe një bullgar.

 

Aksidenti dramatik u regjistrua sot në mëngjes Përplasja e mjetit ku udhëtonin tre adoleshentët ishte aq e fortë, saqë makina e tyre u shkatërrua plotësisht anës rrugës.

 

Ndërkohë një person i katër ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

 

Ndër të tjera bëhet me dije se tre të rinjtë ishin pjesë e klubit të futbollit AK Kyparissia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *