E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trazirat për vrasjen e adoleshentit, vritet një qytetar në Guianën Franceze

Një burrë 50-vjeçar ka mbetur i vdekur në mesin e trazirave për vrasjen e adoleshentit në Francë. Mësohet se ngjarja është regjistruar në Cayenne, Guiana Franceze, teksa viktima është goditur me plumb.

 

Reklamë

Sipas të dhënave të para raportohej që ngjarja të ketë qenë aksidentale dhe 50-vjeçari të jetë qëlluar nga një plumb “qorr”.

 

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se plumbi është qëlluar drejt policisë, por ka zënë viktimën në gjoks. Ai thuhet se ishte në ballkonin e tij kur mori goditjen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë