Analisti nga Kosova, Naim Rashiti ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Vizion Plus ku zhvilloi një intervistë të shkurtër  me moderatorin Aleksandër Furxhi në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

 

 

Sipas Rushitit, çështja e targave nuk është gjë tjetër veçse një alibi për tensionet në Veri të vendit, situatë që sipas tij, dihej që do të vinte.

 

 

“Natyrisht, çështja e targaveështë një alibi, dhe ky moment dihej që do të vinte. Ka kohë që Serbia ka parakusht implementimin e asociacionit si një ‘karrotë’, për të bllokuar procesin e dialogut.  Tani jemi në një realitet të ri i cili ka për qëllim të kthejë të gjithë procesin në pikën zero.”

 

 

Aleksandër Furxhi: A mund të jetë propozimi franko-gjerman për marrëveshjen pas kësaj që po ndodh? Si ndërlidhet ky propozim me situatën aktuale?

 

 

“Duke ditur që të dy vendet kanë dhënë përgjigjet që nuk janë negative për dialogun, ku priten takime intensive, qëllimi i Serbisë është që ta kthejë veriun në vitin 2010. Apo që ta vendosë veriun në kronizën e re të dialogut, dhe shpreson që BE do ta riformatojë draftin e propozuar.

Është një test për faktorin ndërkombëtar nëse do të mbetet në gjendjen që është apo do të ketë ndryshime në varësi të zhvillimeve. Ky do të jetë një test edhe për Kosovën se si do ta menxhojë këtë situatë dhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët.”

 

 

Sa i takon përshkallëzimit të tensioneve, Rashiti tha se situata mbetet delikate pasi janë të përfshirë faktorë formal dhe jo formal.

 

 

Më tej ai tha se se duhet vigjilenvë nga të gjitha palët politike në Kosovë.

 

 

“Veriu mund të përshkallëzohet shumë lehtë sepse ka shumë faktorë të përfshirë, formalë dhe joformalë. Jam i bindur që edhe Vuçiç nuk dëshiron një konflikt të hapur por lehtësisht lejon infiltrimin e strukturave dhe mund të degradojë situata në piklat doganore. Mund të ndodhin incidente nga grupe të ndryshme.

Do të kërkohet shumë vigjilencë nga ana e institucioneve tona, nga qeveria dhe opozita. Duhet menaxhim me durim i situatës deri në futje në dialogun për kornizën franko-gjermane. Deri në atë moment të gjitha palët do të ulin tensionet dhe problemi i veriut do të kufizohet.”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *