Travis Scott i trembur nga ishi i të dashurës së tij

Travis Scott momentalisht eshtë në një lidhje me një nga vajzat më të bukura dhe të pushtetshme në botë, Kylie Jenner, dhe kjo ka filluar ta bëjë këngetarin paranojak. Ndonjëherë e gjithë kjo që po ndodh, Travis i duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë.
Ai e di sa e dashuruar ishte Kylie me Tyga dhe shpesh frikësohet se 19-vjeçarja po e përdor për të bërë Tyga xheloz.
Një burim pranë tij jep detaje të mëtejshme: “Travis i ka kërkuar Kylie të mos e ndjekë më Tyga në asnjë rrjet social, në mënyrë që ta bëjë atë vërtet të mendojë se kanë diçka serioze.
Ai ka filluar të shqetësohet këto kohët e fundit se nga marrëdhënia kaq perfekte që ka me Kylie Jenner tani, do të dalë shumë i lënduar ne fund.”



