Subscribe

Banorët e Divjakës dolën në protestë edhe këtë të premte duke kundërshtuar vendosjen e traut në hryje të Parkut të Karavastasë.

 

 

 

 

Me pankarta në duar protestuesit marshuan nga qendra e qytetit në drejtim të parkut, ku ishin vendosur forca të shumta policie.

 

 

 

 

Tensionet dhe kësaj here nuk u evituan. Në shenjë revolte protestuesit sulmuan sërish kabinën, në të cilën do të instalohet sistemi elektronik i biletarisë. Ata thyen xhamat ndërsa u përleshën me uniformat blu.

 

 

 

 

Banorët kundërshtuan tarifën që po planifikohet të vendoset në hyrje të parkut me argumentin se do të ul ndjeshëm numrin e vizitorëve dhe do të pengojë zhvillimin e zonës.

 

 

 

 

“Të largohet ky tra. Ne paguajmë taksë gjelbërimi, taksë mushkonjash. Vetëm për të zhvat e kanë mendjen.

Kërkon të marrësh 50 lek nga xhepi fukarait. Po pse me këto 5 lekë do zgjidhësh hallet ti o shtet?”

 

 

 

 

Autoritetet kanë vendosur një tarifë prej 50 lekësh për çdo vizitor që hyn në zonën e parkut, dhe 150 lekë për automjetet, nga e cila përjashtohen banorët e zonës.  Ministria e Mjedisit ka sqaruar se gjenerimi i fondeve për këtë zonë ka qenë në nivele minimale, dhe nuk kanë mjaftuar për të kontrolluar dhe menaxhuar fluksin e vizitorëve. Të ardhurat e mbledhura përmes vendosjes së një tarife, sipas autoriteteve,  do të krijojnë kushtet për një mirëmenaxhim të parkut dhe mbrojtje të zonës mjedisore.

 

 

 

Por pavarësisht këtij qëndrimi të dhënë nga ana e autoriteteve, banorët kanë njoftuar se do të protestojnë sërish. Nga ana tjetër, policia sqaroi se lidhur me incidentet e ndodhura të entjen, u proceduan penalisht në gjendje të lirë pesë protestues.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *