E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Transportonte inerte nga lumi Mat, arrestohet 41-vjeçari, nën hetim edhe kryeinspektori i IMT

Një 41-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë Kurbin, pasi me kamionin tip ‘’Scania’’ u kap duke transportuar inerte të marra në mënyrë të paligjshme nga shtrati i lumit Mat. Ai u ndalua në afërsi të një karburanti në aksin Lezhë- Laç.

 Në momentin e ndalimit, ai i ka ofruar ryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim shmangien e kontrollit të dokumentacionit të automjetit.

Po ashtu, në gjendje të lirë është proceduar edhe kryeinspektori i IMT në Kurbin, J.M, 41 vjeç për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë