Policia ka arrestaur një 22-vjeçar në Gjirokastër për kontrabandim emigrantësh të paligjshëm.

 

I riu po transportonte 4 emigrantë të cilët kishin hyrë në Shqipëri në rrugë ilegale.

 

Policia ka sekuestruar automjetin e të riut dhe një aparat celular.

 

DVP Gjirokastër

Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ROAD GUARD 26”.

Transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 22-vjeçari.

Sekuestrohen 1 automjet dhe 1 aparat celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Road Guard 26”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të fshatit “Humelicë”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin D. D., duke transportuar me automjetin “Volksëagen”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *