Një punonjës policie bie në pranga për shkak të abuzimit me detyrën.

G.H., me detyrë punonjës policie SPZ në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, u arrestua mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:40.

24 vjeçari akuzohet për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas duke udhëtuar me automjetin e tij, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec në dalje të qytetit.

Nga kontrolli ka rezultuar se me automjetin e tij po transportonte dy migrantë sirianë, të cilët i ka marrë në dalje të qytetit të Bilishtit për t’i dërguar drejt Tiranës kundrejt shpërblimit prej 70 eurosh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, karta ID, patenta, pistoleta TT, 450 euro, 10 mijë lekë, 3 telefona celularë.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90 apo duke denoncuar në Komisariatin Dixhital, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *