Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec kanë arrestuar një person dhe kanë proceduar një tjetër pasi u kapën duke transportuar 9 shtetas të huaj në mënyrë ilegale.

 

Shtetasi i arrestuar është A.V, 25 vjeç, banues në Gjirokastër, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë shtetasi V.M, 52 vjeç, banues në Pogradec.

 

Gjatë kontrolleve të ushtruar në fshatin Buqezë dhe në lagjen nr.3 Pogradec policia gjeti në mjetin me drejtues shtetasin A.V, 7 shtetas të huaj dhe në mjetin taksi tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit V.M, 2 shtetas të huaj, të cilët pasi kishi hyrë ilegaisht në territorin shqiptar do të tranportoheshin kundrejt pagesës drejt Tiranës.

 

Ky është rasti I dytë që policia kap grupe klandestinësh në Pogradec. Një tjetër operacion I ngjashëm është kryer nga policia edhe në Bilisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *