E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 55 minuta më parë
Vendi

Transportonin drogë, arresohen 2 të rinjtë

2 Të rinj janë arrestuar në flagrancë, pasi po transportonin lëndë narkotike me makinën e tyre. Amarildo Iseberi, 22 vjeç dhe Sejbi Kazazi, 21 vjeç nga qyteti i Kavajës, u vunë në prangat e policisë, pasi gjatë natës, në vendin e quajtur “Levan”, dhe konkretisht në hyrje të autostradës Levan – Tepelenë. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip BMV me targa AA 311 LS, me të cilin udhëtonin këta shtetas, u gjeten dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një qese me një material bimor me ngjyrë jeshile në formën e boçeve, i ngjashëm me atë të bimës “Cannabis Sativa”, me peshë totale 515.2 (pesëqindë e pesëmbëdhjetë pikë dy) gram, të cilën po e transportonin nga Tepelena për në Kavajë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 515.2 gram Cannabis Sativa, 1 automjet tip BMV, 2 aparate celularë.  Dy të rinjtë akuzohen “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë