Subscribe

Ndryshe nga muajt e kaluar, fundkorriku e gjen transportin publik pa subvencione dhe pa abone për muajin gusht.

 

 

Ndonëse Unioni i Transportit Publik i ka kërkuar instancave shtetërore një përgjigje të menjëhershme për miratimin e vendimit të subvencionit për vazhdimin e paketës antikrizë, ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

 

 

Kreu i Shoqatës së Transportit, Dashnor Memaj tregon se në pamundësi të kësaj ata do të rrisin çmimin e biletës, madje situata mund të përshkallëzohet deri në mbyllje të shërbimit.

 

 

DASHNOR MEMAJ

KREU I SHOQATES SE TRANSPORTIT

 

Ndërprerja e subvencionit shkaktoi një irritim ekonomik me këto operatorë sepse asnjë prej tyre nuk ka mundësi financiare për të qenë i rregullt në treg. Nuk është se kërkuam diçka që është e pabëshme ose që nuk e ka asnjë vend tjetër. Nuk di një vend në Europë që transportin publik e ka pasur pa subvencion. Ajo që kemi kërkuar është që ne të kemi një vazhdim subvencioni 5të pandërprerë që dmth ne duhet të kishim marrë edhe më para. Pamundësia financiare të çon drejt mbylljes totale, mungesës së aboneve.

 

 

Memaj shton se vetëm 60-70% e linjave urbane janë në qarkullim, pasi situata aktuale konsiderohet e papërballueshme.

 

 

DASHNOR MEMAJ

KREU I SHOQATES SE TRANSPORTIT

 

Ndërprerja e subvencionit sjell pamundësi financiare për të pasur 100% të autobusëve në rrugë. Aktualisht janë diku te 60-70% të autobusëve në qarkullim.

 

Vendimin për heqjen e aboneve apo rritjen e çmimit të biletës qytetarët e shohin me shumë shqetësim dhe shprehen të irrituar se do të detyrohen të ecin në këmbë.

 

 

“Nuk është e përballueshme. Mua më japin 7000 lekë në muaj ndihmë sociale, ku të shkoj unë? Do ec në këmbë siç kemi ec gjithmonë.

Shumë e vështirë është se me abone mbaron punë, duhet aboneja se me lekë nuk ia dalim dot. Është gjynah të rritet çmimi, abonenë e ble 1600 lekë e mbaroj punë.”- shprehen qytetarët.

 

Bashkia e Tiranës, e pyetur nga Vizion Plus në lidhje me masat që do të merren pas paralajmërimit të bërë nga Unioni i Transportit Publik nuk dha asnjë përgjigje.

 

Dy janë alternativat e vetme të funksionimit të këtij shërbimi gjatë muajit gusht: ose do të rritet çmimi i biletës ose do të hidhen në treg abonetë, ndonëse me vonesë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *