Subscribe

Përfaqësues të shoqatës së transportit publik përsëriten thirrjen drejtuar qeverisë për plotësimin e kërkesave.Ata paralajmëruan se nuk do të rifillojnë punen te hënë, në se nuk ndryshohet protokolli i sigurisë.

Përfaqësuesit e transportit publik në Shqipëri, bëjnë të ditur se nëse financiarisht nuk bëhet e mundur, nuk fillojmë shërbimin. Kemi kërkuar rishikimin e protokollit, nëse nuk bëhet e mundur sipas çdo vendi të botës, s’kemi pse shpikim gjëra, nuk është funksionale, jo përgjegjësi i operatorit sjellja e pasagjerëve në bord, kemi fatorini jo polic.

Operatorët e transportit kërkuan një takim me kryeministrin për të diskutuar mbi vijimin e aktivitetit te tyre.

Kjo dalje publike është një klithmë për t’i bërë thirrje Ramës që të paktën të ulemi në një tryezë, deklarata e ministrisë nuk qëndron aspak. Ne jemi unioni i disa shoqatave dhe mbi 90% të operatorëve në vend”

Edhe Shoqata e Transportit ne Kukesit protestoi këtë të premte duke paraqitur të njëjtat kerkesa drejtuar qeverise si, paga e luftes, heqa e akcizes se naftes dhe kompensimi i kapacitetit me 30%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *