E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Transporti publik në grevë/ Duan kompesim për humbjet gjat pandemisë

Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve në Kosovë gjendet në grevë prej dy ditësh tashmë duke bojkotuar plotësisht qarkullimin e autobusëve.

Vendimi, raporton Vizion Plus, vjen pas dështimit të marrëveshjes me qeverinë, për subvencionim të humbjeve ekonomike që kanë pësuar operatorët e transportit publik në pandemi.

 

RUZHDI KURTISHAJ

Reklamë

KRYETAR I SHTRRUK

 

“Kërkesat tona qeveria i ka jo tash, por duke filluar nga data 28 korrik dhe menjëherë pas këtyre kërkesave tona, ne edhe më tutje i kemi besuar qeverisë, kemi zhvilluar dialogun, kemi qenë partner i qeverisë për masat që janë ndërmarrë për mbrojtje nga COVID-19, si dhe për të zbatuar të gjitha vendimet e qeverisë që ka dalë edhe për sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve”

 

Kurtishaj ka paralajmëruar se këtë të premte mijëra autobusë do të nisen për të protestuat përpara godinës ë qeverisë në Prishtinë.

 

“Do të ndryshojë forma e grevës, do të mbajmë protestë ku (pronarët e autobusëve) autobusët nga të gjitha rajonet e Kosovës do të delojnë në Prishtinë pa e penguar komunikacionin dhe pa i penguar qytetarët, për të protestuar kundër qeverisë për mos zbatim të kësaj marrëveshje. Numri  është i madh i qytetarëve, të cilët për shkak të mos përmbushjes së kësaj marrëveshje nga ana e Qeverisë, sot për sot kanë mungesë të transportit për të realizuar qëllimet e tyre qofshin ato shëndetësore ose të punësimit”.

 

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka kërkuar nga Shoqata e Transportuesve të udhëtarëve që të kthejnë sa më parë shërbimet për qytetarët. Ai ka shprehur gatishmërinë për diskutim me përfaqësuesit e këtij sektori me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të favorshme.

Më shumë video

Reklamë