Subscribe

Tashmë të gjitha kompanitë shqiptare që duan të transportojnë mallra dhe pasagjerë në vendet e Bashkimit Europian, mund ta bëjnë këtë pa kosto. Më parë vendet e unionit nuk i njihnin të drejtën operatorëve tanë që të bënin këtë transport, çka i detyronte ata të merrnin firma të huaja kundrejt pagesës.
“Kjo tregon se operatorët shqiptarë në fushën e transportit kanë ndjeshmëri dhe kërkesë të lartë ndaj standarteve dhe cilësisë. Por gjithashtu është një tregues se tregu ynë i shërbimeve të transportit po integrohet gjithmonë e më shumë me tregun europian dhe ndërkombëtar”.
Haxhinasto tha se Shqipëria është në negociata me palën Italiane për të zgjidhur çështjen e taksës në transport.
Operatorët tanë paguajnë 200 euro tarifë në momentin që futen në kufirin italian, pagesë kjo që konsiderohet nga bizneset e padrejtë dhe diskriminuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *