Subscribe

Ne ditët e sotme mund te konsiderohen me fat ata fëmije qe ne shkolle shoqërohen nga prindërit apo gjyshërit. Por per pjesën me te madhe nuk ndodh kështu. Me fillimin e shkollës ka nisur edhe ankthi i prindërve per transportin dhe sigurinë e fëmijëve gjate kohës kur ata jane ne pune. Ky është nje nga prindërit qe sot ka lene punën per te gjetur nje mjet privat per lëvizjen e vajzës nga shtëpia ne shkolle dhe anasjelltas. Por te gjithë furgonat e parkuar para shkollës qe kane nisur kete biznes nuk e bindin. Këta fëmije jane vetëm 6 vjeç. Per te shkuar ne shtëpi do te marrin furgonin qe u kane prenotuar prindërit. Edhe pse kane mbaruar herët mësimin, detyrohen te presin te vetëm ne makine ndoshta dhe me ore, deri sa te përfundojnë nxënësit me te rritur. Numri i fëmijëve ne furgona është gjithmonë me i madh se vendet e mjetit. Por me nisjen e shkollës, drejtues te policisë bashkiake theksojnë kushtet qe duhet te përmbushin mjetet e transportit te nxënësve. Gjate nje vëzhgimi te bere ne shkollat publike nuk vumë re asnjë mjet me ngjyre portokalli, ndërsa te rralle ishin furgonat qe mbanin shenjat e transportit te nxënësve. Kjo situate nuk dihet si do te zgjidhet per sa kohe prindërit synojnë arsimimin e fëmijëve ne shkollat larg qendrave te banimit edhe pse me rregullore është e ndaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *