E premte, 6 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Transport me varka në Obot

 

Edhe për banorët e vetmja mënyrë për të kaluar nga njëra anë e fshatit në tjetrën është vetëm me varka.

 

Ndonëse reshjet kanë pushuar, niveli i ujit në Obot vijon të jetë i lartë, ndërkohë që sipërfaqja që ndodhet nën ujë arrin 2285 ha.

Reklamë

 

Të gjendur përballë kësaj situate, banorët duket se janë dorëzuar, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për normalizimin e situatës.

 

Edhe këtë të premte forcat e ushtrisë ndodhën në terren që të ndihmojnë banorët për të lëvizur, ndërsa po dërgojnë ushqime në banesat e rrethuara nga uji.

 

Nga prurjet e ditëve të fundit janë të izoluara në total 30 shtëpi në dy fshatra të kësaj zone.

Shkak i përmbytjeve janë bërë reshjet e shiut dhe shkarkimet e HEC-eve.

Pak ditë më parë kryebashkiakja e Shkodrës Ademi kërkoi shpalljen e emergjencës, por ajo nuk është pranuar nga Prefekti.

Për të pare nga afër situatën ne Obot, ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulizim Basha. Pasi është njohur me situatën, ai bëri thirrje që të shpallet gjendja e emergjencës.

 

Basha tha se opozita është ne krahun e qytetarëve me te gjitha format institucionale dhe politike.

Më shumë video

Reklamë