Subscribe

Mijëra banorë të zonës së qytetit Studenti dhe rrugës “Jordan Misja” në Tiranë kane tashme nje linje urbani, qe do te lidhe këto dy zona. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tha se zgjatja e linjës së u shërben mjaft prej zonave, të cilat janë mbipopulluar vitet e fundit.

 

 “Jam shumë entuziast për këtë linjë të re që i shtohet Tiranës. Është një premtim i mbajtur dhe lidh dy segmente të largëta. Njëra është pjesa e Depos së Ujit, mbi “Qytetin Studenti”, ku popullsia dhe banesat janë shtuar shumë pas viteve ’90, e pasi përshkon mes përmes qendrën e Tiranës, përfundon te shinat e trenit, në rrugën “Jordan Misja”. Autobusët janë komodë dhe më të vegjël, duke qenë se shumica e rrugëve janë të ngushta e të populluara pas viteve ’90.Kjo krijon lehtësi kalimi, qoftë në zonën e shkollës “Mihal Grameno” në “Qytetin Studenti”, qoftë këtu në zonën e rrugës “Jordan Misja”, ku një pjesë ende janë për legalizim dhe urbanizim.”

 

Qytetaret tashmë do të përfitojnë nga përdorimi i abonesë, ndërkohë që numri i autobusëve në shërbim është rritur.

 

“Morëm uratën e të gjithë atyre që, deri para pak javësh, këtë rrugë e bënin në këmbë, ndërsa sot u njihet abonoja. Sot ka një sistem GPS dhe sot shpeshtësia çdo 5-6 minuta e autobusëve ka bërë që dy ekstreme të Tiranës, nga Depo e Ujit deri te rruga “Jordan Misja” të lidhen në mënyrë perfekte, duke u kryqëzuar pastaj me autobusët e tjerë rreth qendrës, të cilët gjithashtu njohin abonetë. Për shumë prej qytetarëve është shkurtuar distanca, është shkurtuar koha dhe sigurisht, janë shkurtuar shpenzimet që më përpara ishin të panumërta, me kakofoninë e linjave që kishte Tirana dhe me mosarritjen e linjave deri në këto ekstreme.”

 

Kjo linje do të jetë pjesë e sistemeve GPS që po instalohen dhe do te mundësojnë sistemin e monitorimit e kontrollit në kohë reale nga ana e Bashkisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *