Subscribe

Nga vjeshta e këtij viti Tirana do të ketë një transport publik të shpejtë. Si një nga premtimet e fushatës elektorale, kreu i bashkisë, Erion Veliaj, në takimin që pati me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe të Gjermanisë, tha se ky projekt po realizohet në bashkëpunim me bankën gjermane KFW dhe GiZ.

 

“E informova Sekretarin e shtetit gjerman për gjithë bashkëpunimin tone me KFW-në dhe GIZ-in gjerman, sidomos në fushën e transportit publik. Ne sapo kaluam një fushatë ku patëm debate për transportin publik. Nuk jemi këtu për të fituar vetëm vota dhe pastaj për të përballur një situatë të premtimeve, që nuk mund të mbahen. Ne jemi këtu për të thënë të vërtetën, çfarë mund të bëhet dhe çfarë nuk mund të bëhet. Për atë që mund të bëhet të fillojmë ta bëjmë. Ajo që mund të bëjmë dhe kemi rënë dakord me GIZ-in dhe KFË, është që të fillojmë një sistem të transportit publik të shpejtë. Për këtë dua të falenderoj qeverinë gjermane, ambasadën gjermane, skuadrën tonë të GIZ-it dhe KFË-së, sepse kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm për ta sjellë deri në këtë pikë dhe tani duhet të fillojmë ta zbatojme,” u shpreh Veliaj, duke shtuar se ky projekt do të nisë këtë vjeshtë.

 

Pjesë e projekteve që do të zbatohen është dhe rindërtimi i konvikteve.

 

“Dua t’ju falënderoj shumë edhe për konviktet. Një iniciativë që filloi me zonjën Merkel, kur ajo vizitoi Tiranën. Sot është një kënaqësi t’ju them që gjysma e tyre janë të përfunduar, kemi edhe gjysmën tjetër. Jam vërtet shumë mirënjohës, sepse ka qenë një barrë për Bashkinë e Tiranës në sensin që konviktet kryesisht përdoren në pjesën më të madhe nga studentë që nuk vijnë nga Tirana. Është shumë e rëndësishme që një donator të na ndihmojë për t’u siguruar që i ofrojmë studentëve një super infrastrukturë dhe gjysmën e paguan Bashkia e Tiranës, siç paguan edhe abonenë për studentët, sepse besoj që për një student pesha e çmimeve dhe krizës energjetike, si dhe pesha e kostos së jetesës ndihet më shumë.

 

Sekretari i shtetit gjerman, nga tha se është në Tiranë për të biseduar me qeverinë, sikurse edhe me qeveritë e tjera të Ballkanit Perëndimor mbi qasjen e Gjermanisë për një rajon më të qëndrueshëm, qasje që sipas tij, do të ndikojë në përmirësimin e jetesës në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *