Policia ka vendosur në pranga një 32 vjeçar që transportonte emigrant të paligjshëm.

 

32-vjeçari është arrestuar në afërsi të Rinasit teksa transportonte kundrejt pagesës 23 emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Jugut të cilët kishin hyrë  në Shqipëri në mënyrë ilegale.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Camouflage 8” për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Tiranë dhe Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë 1 shtetas, që ndihmonte 23 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Tiranë, dhe Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e kalimit të paligjshëm të kufirit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Camouflage 8”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

F. Gj., 32 vjeç, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas, është kapur nga shërbimet e Policisë, në afërsi të mbikalimit të Rinasit, duke transportuar 23 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë ilegale në Shqipëri, të cilëve iu kishte premtuar, kundrejt shpërblimit monetar, dhënien ndihmë për transportimin e tyre drejt pikave të kalimit kufitar.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 23 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *