E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Transplant i suksesshëm i mushkërive në SHBA tek një paciente me COVID-19

Një grua e re në Shtetet e Bashkuara, mushkëritë e së cilës u shkatërruan nga Covid-19, është gjallë dhe në gjendje të flasë me familjen e saj falë një transplantimi të dyfishtë të mushkërive, njoftuan të enjten kirurgët në një spital në Çikago.

Kirurgjia u krye të Premten javën e kaluar dhe pacientja tani po shërohet.

Reklamë

“Pacientja është në gjendje të qëndrueshme dhe po përmirësohet çdo ditë. Ndërsa ajo ende ka një rrugë të gjatë përpara, unë kam shpresë që ajo do të shërohet plotësisht. Nëse ajo nuk do të bënte transplantin, ajo nuk do të ishte gjallë”, tha Dr. Ankit Bharat.

Përfaqësuesit e spitalit thanë se kjo është hera e parë që një operacion i tillë në një pacient Covid-19 është kryer me sukses në Shtetet e Bashkuara, dhe ai ofron shpresë të re për pacientët me dëmtim të gjerë të mushkërive nga infeksioni koronavirus.

Vazhdo të lexosh

Reklamë