E hënë, 14 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Transparence koncesioneve”

Pas depozitimit në kuvend të amendimeve të ligjit për koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat, Lëvizja Socialiste Për Integrim, ka zgjedhur që të sqarojë sot arsyet përse kërkon kontrollin e kuvendit për shërbime që shteti i jep privatit. në nenin e fundit të këtij ligji, LSI kërkon që koncesionet të cilat zgjatin më shumë se katër vjet, të miratohen në kuvend. Aleati kryesor i socialistëve i ka kujtuar qeverisë se paratë e koncesioneve janë të qytetarëve dhe jo të një partie të caktuar. nisur nga ky argumentim, Petrit Vasili, i cili ishte edhe një prej 4 deputetëve që kanë firmosur këtë nisëm, tha se duhet që më parë Ministria e Financave, ajo e Ekonomisë dhe avokatura e shtetit të japin mendimin e tyre të pavarur mbi efektet ekonomike që do të japë kontrata shtet – privat. LSI thekson si të domosdoshme dobinë që do të kenë koncesionet në jetën e shqiptarëve. Në fakt, një pjesë e mirë e koncesioneve të dhëna në fushën e shëndetësisë, por edhe shërbime të tjera, (përveç kontratës me Rapiscan) kabineti Rama i ka miratuar me VKM, duke anashkaluar kuvendin. po ashtu nga ana tjetër edhe Autoriteti i Konkurrencës është shprehur se në shumë raste Ministritë e këtyre kontratave, nuk kanë kërkuar opinion lidhur me eficencën dhe kostot që këto koncesione do të japin te qytetarët. E vetmja ministri që ka kërkuar mendim te konkurrenca është ajo e Transporteve, që drejtohet nga LSI.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video