Subscribe

Ne një kohe qe qeveria është ne nje vale te re te kalimit te nje sere shërbimesh, nga shteti tek privati, përfaqësues te USAID ne Shqipëri thonë se këto procese duhet te shoqërohen me transparence. Vetëm ne kete mënyre qytetaret do te me shume besim te koncesionet. Ne një studim te kryer per partneritetin publik privat, USAID ka arritur ne përfundimin se ka me shume hapësire qe këto bashkëpunime te shtrihen ne pushtetin lokal.

“Partneriteti publik privat është shume i rendesishem jo thjesht për marrëdhëniet qeveri biznes, te cilat duhet te kenë përfitime te ndërsjellat. Por ato duhet te kenë nivel shume te larte transparence, çka do te sillte me shume besim tek qytetaret. Duhet te gjeni mënyra me efektive për te sjelle dhe krijuar bashkëpunime te tilla, sa me transparente ne Shqipëri. Studimi ynë ka nxjerr ne pah se PPP kane hapësire te krijohen sidomos ne rang vendor ne menaxhimin e mbetjeve, ndriçimin publik apo edhe ne menaxhimin e plazheve”.

Ministri i Financave Ahmetaj dhe ministrja e Ekonomisë Ekonomi, thane se krijimi i regjimit te koncesioneve do te ofroje me shume transparence për këto kontrata. Aktualisht , qeveria ka dhëne nje sere shërbimesh qe te administrohen nga privati ne sektorë të rendesishem si energjia, shëndetësia, kultura etj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *