E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Transparenca.al” sqaron akuzat e Ristanit

Pas akuzave te sekretarit te përgjithshëm te PD-se Arben Risatni, ka reaguar qeveria. Me ane te një deklarate ne portalin transparenca.al, sqarohet se prona në fjalë, i është dhuruar nga mbreti Zog, studiuesit të njohur rumun Nicolaes Jorga në vitin 1932, i cili një vit më pas ia dhuroi shtetit rumun për ndërtimin e institutit albanologjik. Qeveria sqaron me tej se procedurat janë kryer në bazë të detyrimeve që burojnë nga traktati i miqësisë mes Shqipërisë dhe Rumanisë, nënshkruar në vitin 1994 dhe nga ligji për shpronësimin publik të vitit 1999. Çështja në fjalë është trajtuar nga të gjitha qeveritë shqiptare dhe vetë ish-kryeministri Berisha në vitin 2012, ka udhëzuar Ministrinë e Jashtme të fillojë procedurat e shpronësimit dhe kthimin e saj shtetit rumun.

Vazhdo të lexosh

Reklamë