Subscribe

Nga një zonë ku më parë diskutohej për përmbytje, sot njesia 4 në kryeqytet dallohet për cilësinë e ndërtimit e shërbimet. Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj deklaroi gjate takimit me banorët se investimet kanë transformuar hapësirat në bregun e lumit.

 

“Nuk mendohej që një ditë do kishim fusha sportive këtu dhe një nga shkollat model me emrin e shokut tonë ‘Ardian Klosit’, që sot nuk jeton më, por që do ishte shumë krenar që fëmijët tek Bregu i Lumit dinë perfekt gjermanisht. Një shkollë e cila që në katër vitet e para doli një nga shkollat numër 1 në Tiranë. Do të thotë që nuk ka rëndësi nëse është Blloku ose nëse është Bregu i Lumit, po të kesh një shans për sukses.”

 

Veliaj sulmoi liderin e opozitës Basha, të cilin e konsideroi si kukull të presidentit Meta dhe ish-kryeministrit Berisha.

 

“Ju mendoni që vendos Lul Basha? Bllokuan aeroportin e Rinasit, bllokuan vaksinat, bllokuan xhenazet qe kishin prenotuar varrime, një në Tufinë e një në Sharrë. Imagjino të kesh të afërmin tënd, që vjen rrotull në ajër, dhe pastaj shkon dhe përfundon në një magazinë nëpër aeroporte, derisa t’i teket këtyre, t’i lërë këta stresi. Luli është për t’u mëshiruar. Luli është për t’u vajtuar. Luli është për gjynah.”

 

Ndërkohë, ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj njoftoi se brenda vitit 2022 do  të ndërtohen 30 çerdhe të reja.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *