Ronela Hajati është duke u përgatitur që shumë shpejt të sjell për fansat projektin e saj më të ri muzikor. Në xhirimet e klipit të ri, Ronela duket se do të shfaqet sërish ndryshe, me një stil krejt tjetër.

 

 

Ajo ka publikuar së fundmi dy fotografi të reja në llogarinë personale në Instagram, ku duket shumë më ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.

 

 

Në njërën nga fotografitë ajo shfaqet me flokë të kuqe dhe të gjata e veshur me një fustan blu, kurse në tjetrën me flokë më të shkurtra, dhe një veshje në stilin “gangsta”.

 

 

Këto fotografi kanë ngjallur kureshtje tek fansat, të cilët duan të dinë se cila është dukja e vërtet e këngëtares për momentin.

 

 

Sido që të jetë, eksperimentet në veshje dhe stil, Ronela ia beson tash e një kohë mikut të saj stilist, Niko Komanit.

 

 

                                      

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *