E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:20 Në vijim ora 04:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 orë më parë
Vendi

Transformohet një tjetër bllok banimi në Laprakë

Krahas investimeve madhore në njësinë 11, Bashkia e Tiranës vijon t’i kushtojnë vëmendje të posaçme hapësirave dhe shtimit të këndeve të lojërave për fëmijët dhe në lagjet periferike të saj.

 

Falë bashkëpunimit edhe me partnerët e projektit të Kooperazionit Italian, Bashkia e Tiranës ka transformuar një tjetër bllok banimi në kryeqytet i cili ka edhe fusha sportive dhe një kënd të dedikuar lojërash për më të vegjlit.

 

Reklamë

Në fotot e shpërndara nga Bashkia shihet se rrugët janë të gjitha të asfaltuara dhe me rrjet të plotë të kanalizimeve dhe rrjetit ujësjellës, ndërkohë që nuk mungon ndriçimi, vendet e dedikuara për parkim si dhe sinjalistika.

 

Në krah është edhe terreni sportiv i rrethuar  duke i dhënë sigurinë maksimale të rinjve teksa luajnë. Për më të vegjlit janë vendosur module të ndryshme lojërash, ndërkohë që është menduar edhe për më të moshuarit ku ata mund të ulen e të kujdesen për nipërit e mbesat e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë