Kryeministri Edi Rama ka bërë një lutje për të gjithë vizitorët e ‘Ballkonit të Llogarasë’.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka publikuar pamjet nga ambjentet e pastruara teksa ka kërkuar që të mbahet pastër.

 

“Gati edhe ballkoni i pastruar mbi pasqyrën mahnitëse të Llogarasë. E vetmja kërkesë për ju që do të vizitoni bregdetin: Ju lutemi asnjë mbeturinë të hedhur në tokë!”, shkruan kreu i qeverisë.

 

Në pikën panoramike të Llogorasë që shërben po ashtu për nisjen e parashutave është pastruar gjithçka dhe janë hequr vjetërsirat, janë lyer muret dhe janë vënë koshat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *