Subscribe

Megjithëse Parlamenti votoi ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtarë, debatet nuk janë shuar ende. Teksa opozita thotë se nuk do të lejojë shembjen e teatrit, kryebashkiaku i Tiranës shprehet se të gjitha projektet e rëndësishme janë sulmuar.

 

Erion Veliaj: E kemi mësuar tashmë, gjërat e reja kanë rezistencë. Në këto dy muajt e fundit jemi përfshirë nga debati për teatrin edhe sigurisht, po ta kishim bërë në Suedi, në Norvegji a në Danimarkë, do ishte shumë e thjeshtë. Por duam që kjo gjë e bukur të bëhet në Shqipëri. Kjo është arsyeja pse është shumë mirë të kemi debate, protesta, diskutime, sepse në fund dhe produkti do të dalë më i bukur dhe më cilësor. Nëse kemi nevojë për Pazar të Ri, për Bulevard të Ri, për shesh të ri, sigurisht që kemi nevojë edhe për një teatër të ri. Po t’i bëjmë gjërat me dashuri, jo duke penguar njëri-tjetrin, jo duke sharë, jo duke përgojuar, por duke i dhënë fuqi transformimit të Tiranës, atëherë ky është vetëm fillimi dhe më e mira është përpara.

 

Veliaj e bërë këtë deklaratë gjatë ceremonisë për vlerësimin në Londër të Pazarit të Ri si “Projekti rinovues më i mirë i Vitit” për Europën. Kryebashkiaku shtoi se Pazari është treguesi se nëse gjërat bëhen duke bashkëpunuar ato shndërrohen ne mrekulli.

 

Erion Veliaj: Jo vetëm në Shqipëri, por kudo, kur bëhen gjëra të reja gjithmonë ka rezistencë, hezitim, dyshime, ka njerëz që janë skeptikë, cinikë, që thonë: Se ky vend nuk bëhet me këta njerëz. Pyetja është: Nëse nuk bëhet ky vend, cili vend u bëka? Nëse nuk e bëjmë ne këtë vend, s’ka kush e bën tjetër.

 

Ky çmim për projektin e Pazarit te Ri vjen një vit e gjysmë pas hapjes se tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *