Subscribe

Port i Durrësit pritet të transformohet tërësisht, ku baseni aktual do të shndërrohet në një marinë jahtesh, ndërsa porti komercial, do të transferohet në Porto Romano. Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi hapat që pritet të ndërmerren.

BELINDA BALLUKU

Synimi i qeverisë është që, Durrësi, sidomos dhe pas tërmetit të 26 nëntorit, të kthehet në një qytet turistik me vlerë të madhe jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin. Kështu që, në shumë shpejt do të nisim nga puna. Kemi dizenjuar disa hapa, që nga rialokimi i portit komercial aktual e deri tek nisja e projektit të ballinës ujore por edhe te basenit, I cili do të kthehet në një marinë për jahte.

Drejtori i Porti të Durrësit, Piro Vëngu saktësoi se terminali i pasagjerëve do të mbetet sërish në durrës.

PIRO VËNGU

Master-plani parashikon që terminali pasagjerëve do të mbetet në Durrës pasi është një nga terminalet më modern, kështu që do të kemi një kombinim ideal nga pasagjerët ndërkombëtar dhe port jahtes.

 

Ministrja Balluku u ndal dhe tek rëndësia që pritet të marr porti i ri, për shkak edhe të zonës së lirë ekonomike.

BELINDA BALLUKU

Porti i ri i Durrësit do të ketë një zonë të lirë ekonomike që ndodhet në Spitallë që do të lidhet me një linjë treni, midis kalatave dhe kësaj zone. Kështu që Durrësin, Shqipëria dhe Rajoni do të përfitojnë një port ndërkombëtar, por tashmë të përmasave dhe parametrave Teknik modern, sepse jo gjithmonë përmasa mjafton për të kryer të gjitha volumet që në duam, ky basen është një basenet më të mëdhaja, por nuk është i organizuar ashtu siç duhet.

Projekt, i cili ka mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe, veç zgjerimit të kapacitetit portuale, shihet dhe si një mundësi për t’i dhënë një zhvillim të mëtjeshtëm turizmit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *