E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 20 minuta më parë
Video · Kosova

Transformimi i FSK-së, dorëzohet Hashim Thaçi

 

Pas presionit te vazhdueshëm te ndërkombëtareve dhe apeleve te fundit te zyrtareve amerikane ne Prishtine, presidenti Thaçi jep per here te pare shenje tërheqjeje ne nismën e tij per transformimin e FSK-se, pa ndryshime te Kushtetutës. Ne nje interviste per radion Evropa e Lire, kreu i shtetit shprehet se pajtohet plotësisht me zyrtaret amerikane dhe propozimet e tyre per ta realizuar procesin, përmes ndryshimeve te ligjit themeltar.

 

Thaçi tha se transformimi i FSK-së në Forcat e Armatosura “duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës dhe ne koordinim te plote me aleatet e mëdhenj te vendit, ne veçanti SHBA-ne dhe NATO-n. Ai tha se do ta nisë dhe udhëheqë një proces të diskutimeve me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës per te konsumuar te gjitha mundësitë qe edhe ata te jene pjese e procesit. Kreu i shtetit ritheksoi edhe njëherë se asgjë nuk mund ta bllokoje themelimin e Forcave te Armatosura te Kosovës, pasi sipas tij kjo është nje e drejte e qytetareve dhe institucioneve te shtetit te pavarur dhe sovran.

Reklamë

 

 

Më shumë video

Reklamë