Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka telefonuar këtë të enjte kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

 

Informacionet bëjnë me dije se në këtë bisedë është folur për për çështjen e Ushtrisë së Kosovës duke ripërsëritur qëndrimin e njëjtë, si të ditës së djeshme. Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s kishte deklaruar se veprimet për transformimin e FSK-së vijnë në një kohë të gabuar.

 

Ai u shpreh se Beogradit dhe Prishtinës iu ka theksuar se duhet të tregojnë gjakftohtësi dhe përmbajtje, si dhe të shmangin çfarëdo deklarate apo veprim provokativ.

 

“Me Haradinaj, kam diskutuar për planin për të ecur përpara me transformimin e FSK-së në Ushtri. Kam theksuar se një lëvizje e tillë po ndodh në kohë të gabuar dhe është kundër këshillave të shumicës së aleatëve të NATO-s si dhe mund të ketë pasoja negative në perspektivën e Kosovës në integrimet euro-atlantike. Kam përsëritur se nëse mandati i FSK-së duhet të evoulojë, NATO do të duhet të shqyrtojë nivelin e angazhimit tonë me Forcën e Sigurisë së Kosovës.”

Ndër të tjera bëhet me dije se ai ka biseduar, gjithashtu me presidentin Vuçiç për nevojën e uljes së tensioneve aktuale. Sipas Stoltenberg, në këtë bisedë me të dy lidërët, ju kam rikujtuar se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës mbetet e vetmja mënyrë për të sjellë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

 

“NATO mbetet e angazhuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës përmes misionit paqeruajtës të KFOR-it, i mandatuar nga OKB.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *