Pasi Gjykata e Posaçme i dërgoi Prokurorisë së Shkodrës dosjen “Bajri”, Gazment Bardhi ka reaguar menjëherë, duke thënë se kjo është një tjetër provë e dështimit të SPAK.

 

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, ekzistenca e këtij institucioni bëhet e panevojshme nëse nuk heton Bajrat dhe organizatat kriminale, vjedhjet e votave dhe korrupsionin në qeveri.

 

“SPAK u krijua me fokus të veçantë luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, por rastet konkrete, po e faktojnë si një shtojcë të Qeverisë në mbrojtjen e zyrtarëve të korruptuar dhe bandave kriminale. Pas refuzimit për të hetuar dosjen e zgjedhjeve në Dibër, refuzimi për të çuar para drejtësisë organizatën mafioze me lidhje shtetërore të Bajrave në Shkodër, është një tjetër provë e dështimit të SPAK. Çdo qytetar shkodran, por edhe partnerët ndërkombëtarë, e dinë se Bajrat janë një organizatë mafioze, përgjegjëse për disa krime të rënda të kryera brenda dhe jashtë vendit.”

 

Bardhi nënvizoi sse lufta ndaj krimit të organizuar nuk bëhet me propagandë dhe me regji të orkestruar nga kryeministri Rama, por kërkon vullnet politik dhe institucione të përgjegjshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *