Gjate fushatës presidenti i ri amerikan e kishte shprehur disa here admirimin per presidentin rus. Dhe kete te hënë Donald Trump zhvilloi bisedën e pare telefonike me homologun Vladimir Putin. Sipas Kremlinit, pasi i uroi suksese Trumpit, Putin u shpeh i gatshëm per dialog me administratën e re, bazuar ne parimet e barazisë. Dy liderët diskutuan per mënyrat e zgjidhjes se krizës ne Siri dhe veçanërisht per luftën kundër armikut te përbashkët, terrorizmit.  Ata rane dakord te permiresojne raportet dypalëshe dhe shtojne bashkëpunimin ekonomik e tregtar. E ndërsa afron 20 janari, dita e betimit dhe marrjes zyrtare te detyrës per Donald Trump, ai ka nisur te kompletoje skuadrën e tij drejtuese. Dy nga bashkëpunëtoret dhe ndihmësit me te afërt te fushatës do te kene poste kyçe ne administratën e re. Reince Priebus, kreu i Komitetit Kombëtar republikan, do të jetë shefi i tij i stafit, ndërsa Stephen Bannon, ish-drejtues i rrjetit të lajmeve Breitbart, që lobon kundër Uashingtonit, u zgjodh si kryestrateg i Shtëpisë së Bardhë dhe këshilltar i lartë. Në një deklaratë të publikuar nga stafi i tij, republikani i vlerësoi zgjedhjet e tij si tepër të kualifikuara dhe tha se do të punonte me ta për t’i kthyer madhështinë Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *