E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Traktorët “pushtojnë” Berlinin/ Fermerët kundërshtojnë reformat e qeverisë

Fermerët dhe traktorët e tyre i janë rikthyer protestave në Berlin, duke kundërshtuar reformat e ndërmarra nga qeveria, në agrikulturë.  Dhjetra automjete bujqësore kaluan nëpër rrugët e kryeqytetit gjerman duke kaluar nga Alexanderplatz, Porta e Brandenburgut dhe Kolona e Fitores, me parullat:  “Bujqësia ka nevojë për një të ardhme”, apo “Kur e drejta bëhet e gabuar, rezistenca bëhet detyrë”.

 

Ministrja Federale për Mjedisin, Svenja Shulc, ka propozuar Aktin e Mbrojtjes së Insekteve, i cili pritet të miratohet nga parlamenti gjerman javën e ardhshme. Fermerët thonë se ky akt do të ndalonte disa prej tyre të përdorin insekticid, duke i detyruar ata të largohen nga biznesi.

 

Reklamë

Protestuesit besojnë se projektligji motivohet nga ideologjia më tepër sesa nga shkenca. Ata kanë paralajmëruar se protestat do të jenë më masive gjatë ditëve të ardhshme. Dy javë më parë, rreth 15,000 fermerë protestuan në Berlin për të kërkuar rregullore më të arsyeshme për sektorin e bujqësisë gjermane.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë