Zyrtarët federalë të shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara kanë miratuar pilulën e parë për trajtimin e depresionit të rëndë pas lindjes, i cili prek mijëra nëna të reja në SHBA çdo vit.

 

Administrata e Ushqimit dhe Barnave  miratoi ilaçin “Zurzuvae” për gratë që përjetojnë depresion. Pilula merret një herë në ditë për dy jave.

 

“Qasja tek një ilaç i tillë do të ndihmojë shumë nga këto gra që përballen me luhatje të skajshme emocionesh që ndonjëherë janë kërcënuese për jetën,” tha përmes një deklarate drejtoresha e FDA-së për barnat psikiatrike.

 

Depresioni pas lindjes prek rreth 400.000 gra në vit dhe megjithëse mund të largohet shpesh vetë brenda disa javësh  edhe mund të vazhdojë për muaj apo edhe vite me radhë.

 

Miratimi i pilulës nga FDA bazohet në dy studime që treguan se gratë që përdorën ilaçin kishin më pak shenja depresioni gjatë një periudhe prej katër deri në gjashtë javësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *