Trajneri i mirënjohur në fushën e futbollit dhe 3 herë fitues i ligës së kampionëve Carlo Ancelotti ishte i pranishëm në Tiranë me ftesë nga kryeministri Edi Rama. Ancelotti në një bashkëbisedim me kreun e qeverisë dhe me personazh te botes se sportit, rrëfeu disa nga sekretet e librit te tij te titulliar “Një udhëheqës i qetë.”

Edi Rama: Arsyeja pse sot gjendemi këtu, sigurisht është dashuria që është në zemrën e çdo shqiptari që ndjek futbollin, një dashuri për Ancelotti-n, por dhe libri i tij, një libër që e lexova me kënaqësi e në mënyrë të veçantë mbajta dhe shënime. Një libër mbi lidershipin. Ashtu si kemi bërë dhe një herë tjetër, kur kishim këtu Alastair Campbell, Arrigo Sacchi-n dhe Gianni-n, do të flasim për futboll, por jo vetëm për futboll edhe për menaxhim, për njerëz, për vlera, dhe sigurisht për rolin e liderit. Ajo çka është e veçantë në këtë libër, çka jemi duke përkthyer në shqip dhe do të botohet pasi të kemi mbaruar negociata me ty (Ancelotti-n) për të drejtat e librit, ky libër është i veçantë dhe vjen në serinë e librave për lidershipin,  sepse flet për një lidership “të qetë.

Carlo Ancelotti:Një herë mendoja se sistemi i lojës ishte baza e gjithçkaje pastaj fillon të mendosh që sistemin e lojës duhet t’ia përshtatësh tipareve të lojtarëve që ata të ndjehen më mirë dhe të shprehin më mirë aftësitë e tyre por në bazë është gjithnjë marrëdhënia mes njerëzve.

Me tej Ish-trajneri i Milanit, Chelseat, Reali të Madridit dhe tekniku aktual i Bajernit të Mynihut, vlerësoi edhe rritjen sportive të përfaqësueses shqiptare nën drejtimin e Gianni de Biasit.

“Mendoj që hovin që ka pësuar Shqipëria vitet e fundit falë punës së De Biasi-t, distance është ulur shumë. Ka bërë një punë shumë të mirë dhe në Europian”.

I pranishëm ishte edhe trajneri i përfaqësueses kuqezi Gianni de Biasi që nuk i kurseu fjalët pozitive në drejtim të teknikut nga Reggiolo.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *