Ngjarja e rëndë në Kamez, ku një zjarr I madh përfshiu Komisariatin e Policisë, ka lënë në mënyrë tragjik deri tani një bilanc shumë të rëndë, një I vdekur dhe dy të plagosur.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se viktimë nga zjarri është një djal i ri i cili ishte ndaluar nga uniformat blu për dhunë në familje pasi kishte goditur nenen e tij.

Bëhet fjalë për 26-vjecarin Arben Mici nga fshati Çerkezë-Morinë, në Njësine Administrative Zall-Herr ne Tirane.

Po ashtu të lënduar kanë mbetur edhe një polic i Komisariatit Kamez si dhe nje tjetër person që ishte ndaluar nga forcat e rendit.

Dyshohet se zjarri ka rënë pikërisht në dhomat ku mbahen personat e ndaluar nga policia.

Informacioni i policise

Më datë 26.03.2022, në Kamzë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar A. M., D. I., dhe punonjësi i policisë H. B.

Shtetasi A. M., ka ndërruar jetë në spital.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *