E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tragjike/ Vajza 9 vjeçe e paralizuar disa ditë pa ngrënë përkrah nënës së vdekur

Policia dha detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua mbrëmjen vonë të premten në Pogradec.

 

Reklamë

Uniformat blu theksojnë se rreth orës 22:20, në lagjen nr. 3, në banesë, është gjetur pa shenja dhune, trupi i pajetë i shtetases Maria Markovska, rreth 45 vjeçe, e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë.

 

Viktima në banesë, jetonte me vajzën e saj shtetasen J. M., 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike ( e paralizuar) dhe aktualisht ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor.

 

Trupi i Maries me shtetësi maqedonase është dërguar në morgun e Spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

 

Nga burimë për Vizion Plus bëjnë me dije se gruaja u gjet e pajetë nga komshinjte, të cilët njoftuan policinë edhe për vajzën 9 vjece e cila është e paralizuar.

 

Dyshohet se fëmija ka qëndruar disa ditë pa ngrënë ushqim pasi edhe nëna e saj mendohet se ka vdekur disa ditë më parë.

 

Nje muaj me pare kishte nderruar jete edhe bashkeshorti i gruas qe u gjet pa jete ne banese.

Vazhdo të lexosh

Reklamë