Subscribe

Dy viktima janë konfirmuar nga aksidenti në rrugën e Arbrit pasditen e kësaj të mërkure, ndërkohë dyshohet edhe një i tretë.

 

 

 

Nuk bëhet me dije ende identiteti i tyre.

 

 

 

Ngjarja ka ndodhur në segmentin e Goricës, pak metra larg aksidentit fatal të 31 Dhjetorit ku humbi jetën një 24 vjeçar.

 

 

Një automjet ka qenë duke u futur në rrugë dhe një tjetër ka ardhur nga Maqellara duke i goditur në mes.

 

 

Burime thonë se në mjetin tip benz 240 udhëtonte një familje e cila kishte qenë për një vizitë në Gjoricë.

 

Ambulancat dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *