E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tragjike! Pasagjeri ndërron jetë në bordin e një avioni

Një pasagjer ka ndërruar jetë në bordin e një avioni që po fluturonte nga Parisi në Boston. Mjekët dhanë menjëherë ndihmën e tyre, por pa rezultat.

Udhëtari u sëmur pasi aeroplani u ngrit nga aeroporti i Parisit, Charles de Gaulle.

Policia nuk ka dhënë detaje të mëtejshme. Mediat e huaja shkruajnë se identiteti i viktimës nuk do të bëhet i ditur derisa të dashurit e tyre të jenë njoftuar.

“Me gjithë ndihmën e një mjeku në bord, klienti nuk mundi të shpëtohej”, tha një zëdhënës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë