Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Gemona del Friuli, pranë Udines në verilindje të Italisë.
Një 35-vjeçar dyshohet se është vrarë dhe më pas copëtuar nga nëna dhe e dashura e tij.
Lexo edhe :
Related Posts
Viktima, Alessandro Venier u gjet i pajetë në banesën e tij. Policia italiane gjeti mbetjet e trupit të tij brenda një koshi plehrash, të mbuluara me gëlqere, një metodë që dyshohet se është përdorur për të fshehur erën e trupit të pajetë.
Autoritetet italiane kanë arrestuar dy të dyshuarat kryesore për këtë akt makabër, nënën e tij, Lorena Venier, 61 vjeçe, me profesion infermiere, dhe partneren kolumbiane, 30 vjeçe. Sipas hetimeve paraprake, ato dyshohet se e kanë droguar viktimën dhe më pas e kanë copëtuar me sëpatë.
Alessandro jetonte në të njëjtën banesë me të dashurën dhe vajzën e tyre gjashtëmuajshe. Deri më tani, nuk është bërë publik një motiv i qartë për vrasjen, ndërsa hetimet nga autoritetet italiane vijojnë.
/vizionplus.tv





