E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tragjike në Durrës, shembet vila me 7 anëtarë brenda

Termeti me magnitudë 6.3 ballë që ka goditur vendin tonë këtë të martë ka shkaktuar deri më tani 9 viktima dhe qindra të plagosur.

 

Reklamë

Si pasojë e shembjes së ndërtesave në Thumanë dhe në Durrës kemi disa persona të mbetur nën rrënoja.

 

Situatë e rënduar në Durrës për shkak të tërmeteve, ku një vilë 4-katëshe në zonën e Kënetës që qëndronte e anuar gjysmë e shembur dhe kishte brenda njerëz, është shembur plotësisht.

 

Momente dëshpërimi për të gjithë njerëzit, forcat e emergjencës dhe stafin shëndetësor që qëndronte në gatishmëri.

 

Ndërkohë dyshohet se brenda Vilës mund të jenë 7 ose 8 familjare fati I të cilëve nuk dihet.

 

Informacionet paraprake bëjnë me dije se të bllokuar në banezë kanë ngelur gjyshja e shtëpisë, djali i saj (i paralizuar) me gruan dhe 4 fëmijët e djalit tjetër, që nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjëndjen apo fatin e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë