Kronikë
Tragjike/ 12-vjeçarja mbytet në lumin Drin

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Dibër.
Një 12-vjeçare është mbytur teksa po lahej në lumin Drin, në vendin e quajtur “Ura e Lushes”, njësia Administrative Arras.
Reklamë
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të së miturës.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




