Subscribe

Vdekjet nga shpërthimet e gazit janë bërë të shpeshta dhe sërish mbushja e bombulave në mënyrë të pakontrolluar dhe artizanale, vazhdon të shkaktojë viktima. E tillë ishte tragjedia e familjes Kaja në Berat. Shpërthimi i mori jetën dy motrave 5 dhe 15-vjeçare, ndërsa mbeten të plagosur rende kryefamiljari, djali i tij, gruaja dhe nje nga vajzat binjake. Ngjarja ndodhi ne lagjen muzeale “Muzakaj”, kur shpërthimi i fuqishëm përfshiu ne flake banesën përdhese te familjes Kaja. Rrjedhja e gazit i mori jetën tre anëtarëve të së njëjës familje 2 vite me pas. Ngjarja shokuese ndodhi orët e para të mëngjesit në rrugën “Hoxha Tahsin” ku në apartamentin e marrë me qera nga familja Spahiu, si pasojë e rrjedhjes dhe shpërthimit të gazit humbën jetën bashkëshortët Genc e Florida të moshës 35-vjeçare si dhe vajza e tyre Jona. E vetmja e mbijetuar vajza e vogël 4-vjeçare Dea, shpëtoi pasi u mbulua nga trupi i të atit.
Në mars të vitit 2011 në Sarandë, burrë e grua humbën jetën si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit. Rrjedhja provokoi shpërthimin në familjen Mici në Borsh ndërkohë që Bedo dhe Fatmie Mici nuk arritën të dilnin nga shtëpia. Në dhjetor të 2012 në Shkodër, babë e bijë nuk arritën të shpëtonin nga shpërthimi i gazit në banesën e tyre. Ngjarja ndodhi në lagjen “Qaf Hardhi” ku rrjedhja e gazit që përdorej për t’u ngrohur i mori jetën Dedë Lucës dhe vajzës së tij 14-vjeçare Silvana, ndërsa bashkëshortja mbeti e plagosur rëndë. Në Tiranë, një vit më parë, shpërthimi në ëmbëltoren në rrugën “Don Bosko” plagosi rëndë 18 persona mes tyre dhe vetë pronarin e biznesit. Sipas ekspertëve, shkaqet ishin të njëjta ajo e rrjedhjes së gazit për shkak se bombula ka qenë e pakolauduar, ndërkohë që shpërthimi ishte aq i fuqishëm saqë plagosi dhe kalimtarë të rastit, por që fatmirësisht nga ngjarja nuk pati viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *