E premte, 16 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tragjedia në Zvicër me 41 viktima, publikohet momenti kur çatia e lokalit në resortin e sikve merr flakë (VIDEO)

Një video e re nga nata e zjarrit vdekjeprurës në barin Le Constellation në Crans‑Montana ka dalë në publik. Sipas gazetës italiane Corriere della Sera, videoja është paraqitur nga Prokuroria e Sionit si material që tregon qartë si nisi zjarri.

Në pamjet duket 24‑vjeçarja Shian Paninë, e cila mban dy shishe shampanje me fishekzjarre, ulur mbi supet e një kolegu. Shkëndijat prekin pllakat e shkumës së izolimit zanor në tavan, të cilat janë jashtëzakonisht të ndezshme. Pak sekonda më vonë, njëra prej pllaka merr flakë, duke shkaktuar shpërthimin e zjarrit.

Reklamë

Në deklarimet e tyre të para, pronarët e lokalit, çifti Moreti, thanë se ideja për këtë shfaqje kishte ardhur nga kamerierët. Megjithatë, një dëshmitar ka pohuar se Jessica Moreti kishte dhënë urdhrin për këtë veprim personalisht. Paninë, që mbante kaskë gjatë shfaqjes, besohet se kishte pamje të kufizuar dhe nuk kishte marrë asnjë trajnim për sigurinë ndaj zjarrit.

Në një seancë të fundit, Zhak Moreti shprehu hidhërimin e tij: Asnjë prind nuk duhet të përjetojë diçka të tillë». Ai e përshkroi ngjarjen si një tragjedi të madhe, duke i shprehur mendimet dhe lutjet familjeve të viktimave. Jessica Moreti tha se nuk do t’i shmanget përgjegjësisë dhe përjetimet e familjarëve të viktimave janë të papërshkrueshme.

Kur u pyet për sjelljen e saj gjatë zjarrit, ajo deklaroi se kishte tentuar të thërriste zjarrfikësit dhe të ndihmonte njerëzit të dilnin jashtë. Ajo mohoi se kishte ikur menjëherë dhe sqaroi se prioriteti i saj ishte të jepte alarmin dhe të menaxhonte kaosin, duke pritur që më pas të ktheheshin për të fikur flakët.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë