Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura pas zjarrit që përfshiu një spital të Tetovës.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Veliaj u uron shërim të shpejtë të plagosurve dhe shpreh mbështetjen për ekipet e emergjencave.

“Ngushëllimet më të ndjera nga Tirana qytetarëve të Tetovës për jetët e prekura nga shpërthimi i zjarrit në spitalin modular. Shërim të shpejtë të plagosurve, kurajo ekipeve të emergjencave dhe kolegëve tanë Teuta Arifi, Artan Grubi, Ali Ahmeti dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut”, shkruan Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *